11:19 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tendosje e muskujve për të rritur lëvizshmërinë e trupit (Video)

Me ndihmën e këtij trajnimi të shkurtër do të ndikoni fuqishëm në muskujt dhe mobilitetin e trupit që kanë rëndësi të madhe për kryerjen e rutinës ditore.

Nuk është e nevojshme të bëni jogë një orë të plotë çdo ditë për të avancuar mobilitetin tuaj.

Do t’ju mjaftojnë gjithsej 30 sekonda shtrirje (tendosje) në mëngjes të cilat do të ngrohin muskujt dhe nyjat tuaja.

Këtë ‘stretch drill’ e ka shpikur BJ Gaddour, ndërsa në video në fund të këtij teksti mund ta shikoni në tërësi.

Falë disa lëvizjeve të ndryshme do të liroheni nga presioni i pakëndshëm në pjesën e sipërme të shpinës, supeve por edhe të kërdhokullave.

Ky program posaçërisht u rekomandohet njerëzve të cilët gjatë ditës kalojnë shumë kohë në pozitën ulur.