11:46 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Tërmet në Alaskë, alarm për tsunami në SHBA

Paralajmërohet tsunami në SHBA, pas një tërmeti me magnitudë 8.2 në Alaska

Një paralajmërim për tsunami është lëshuar sot për të gjithë bregun perëndimor të SHBA-së, pas një tërmeti që goditi Alaskën jugore.

Tërmeti me magnitudë 8.2 goditi 256 kilometra në juglindje të Chiniak, Alaska, në thellësi prej 10 kilometra gjatë ditës së sotme, transmeton Indeksonline.

Autoritet në Alasaka dhe British Columbia të Kanadasë u kanë thënë njerëzve që jetojnë në zona bregdetare për të evakuuar shtëpitë dhe bizneset e tyre dhe shkojnë në ndonjë terren më të lartë./Indeksonline/