16:52 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

L’Equipe: PSG ka të ngjarë të përjashtohet nga Championsi

Paris Saint-Germain mund të ballafaqohet me një largim të mundshëm nga UEFA që të garojë në Ligën e Kampionëve për shkak të një mundësie tjetër për shkelje të Fair Play Financiar, shkruan e përditshmja franceze L’Equipe.

Trupi i futbollit ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke paralajmëruar klubin për mundësinë e rihapjes së llogarive të mbyllura pas publikimeve ekzluzive nga Football Leaks.

Sipas informacioneve të publikuara, struktura të larta pranë UEFA-s, kanë “mbyllur sytë” ndaj rasteve të shkeljeve të konstatuara nga këto dy klube, të cilat kanë përfituar për të shkaktuar edhe një lloj inflacioni në botën e futbollit.

Nëse sponsorizimet e tilla janë përshtatur në përputhje me vlerat korrekte, kjo do të thotë se klubi në fakt ka një deficit shumë më të lartë sesa ajo që thuhet në të dhënat e tyre.

Një nga sponsorizimet më specifike që i përkasin është ajo me QTA, e cila është një sponsor kryesor për klubin parizian.

Përveç shqetësimeve të sponsorizimit, një tjetër gjë që është duke u shqyrtuar janë të dhënat që kanë të bëjnë me nënshkrimet e dy prej yjeve më të mëdhenj të PSG-së, Neymar Jr dhe Kylian Mbappe, të cilat nëse vërtetohet të jenë anormale, mund të ndikojnë jo vetëm në klub por edhe në lojtarët e përfshirë. /IndeksOnline/

Temat: