07:50 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lëshohet alarmi në orët e para të mëngjesit në veri të Mitrovicës

Qytetarët e Mitrovicës janë zgjuar sot herët me zhurmën e alarmit të lëshuar disa herë radhazi.

Indeksonline mëson se nga ora 03:00 e mëngjesit, në veri të Mitrovicës është lëshuar herë pas here alarmi që tregon gjendjen e jashtëzakonshme.

Nga pamjet e siguruara nga Indeksonline dëgjohet sirena, pas së cilës raportohet se serbët janë mobilizuar për t’u takuar tek ura në veri.

Raportohet se Njësia Speciale këtë mëngjes ka kryer një aksion policor në këtë pjesë të vendit, derisa janë parë duke qarkulluar me vetura të shumta qysh herët në mëngjes.

Banorët e Mitrovicës kanë thënë për Indeksonline se alarmi po vazhdon të përsëritet edhe tani.

Më poshtë pamje nga Mitrovica. /Indeksonline/

Temat: