10:19 / E Enjte, 17 Maj 2018

Thaçi-komisionerit Hahn: Kemi plotësuar kushtet, po presim liberalizimin e vizave

Në vazhdën e takimeve që po zhvillon me përfaqësues të shteteve të ndryshme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar edhe me komisionarin e BE-së, Johannes Hahn.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se në bisedë me komisionerin kanë folur edhe për liberalizimin e vizave, shkruan Indeksonline.

“Me Johannes Hahn në Samitin e Sofias. Bashkimi Evropian është prapa strategjisë së re për zgjerim dhe njerëzit e rajonit janë bashkë me BE-në për të krijuar një partner të ri për përparim. Kosova tani po pret me të drejtë liberalizimin e vizave, pasi ka plotësuar numrin rekord të kushteve, si demarkacioni etj”, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/