10:52 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Theret me thikë një femër në Istog, policia kërkon autorin

Një femër është therur me thikë mëngjesin e sotëm në Orrobërd të Istogut. Gjendja e saj shëndetësore është e rendë dhe e njëjta është dërguar me urgjencë në Spital, transmeton Indeksonline.

I dyshuari, një mashkull, është shpallur në kërkim nga autoritetet e rendit. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në orën 08:43, policia ka pranuar informatën se në fshatin Orrobërd ka ndodhur një rast sulm me thikë. Me të marrë informatën ekipi policor ka shkuar në vendin e ngjarjes. Viktima në këtë rast ka marrë lëndime trupore me ç’rast edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe gjendja e saj momentale në bazë të informacioneve të tanishme është e rëndë”, ka thënë Rugova.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se i dyshuari në këtë rast gjendet në arrati dhe se rasti është cilësuar si vrasje në tentativë./Indeksonline/

Temat: