16:18 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Tifozët e kundërshtojnë, bordi i klubit mbështet Mourinhon

Tifozët po nënshkruajnë peticione e mbledhin para për shkarkimin e trajnerit portugez Hose Mourinhos, por ky i fundit e ka përkrahjen e drejtorëve të Manchester United, shkruan Indeksonline.

Bordi i Manchester United është duke qëndruar pranë menaxherit Jose Mourinho – pavarësisht humbjes të së dielës në Brighton.

The Guardian shkruan sot se portugezi ka mbështetjen e plotë të hierarkisë së klubit pas disfatës së mjërë 3-2 kundër Brighton & Hove Albion.

Mourinho ende nuk i ka në dispozicion të gjithë lojtarët për shkak të lëndimeve dhe pushimeve pas Botërorit, ku mungojnë Alexis Sanchez, Nemanja Matic dhe Antonio Valencia.