10:44 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Man Unitedit detyrohet të kërkojë falje pasi pëlqeu postimin ”anti-Mourinho”

Kapiteni i Manchester Unitedit, Antonio Valencia ka kërkuar faljen pasi e pëlqeu një postim në Instagram që kërkonte shkarkimin e Jose Mourinhos.

Trajneri i ”Djajve të Kuq” është vënë nën presion të martën pas barazimit pa gola me Valencian në shtëpi në kuadër të Champions Leagues.

Pas ndeshjes, edhe legjenda e klubit, Paul Scholes tha se kjo është e turpshme për skuadrën nga Mançesteri, transmeton IndeksOnline.

”Benzina ishte hedhur në zjarr” nga 33-vjeçari, i cili pëlqeu një postim në Instagram, që kritikonte trajnerin portugez pas barazimit.

Image result for mourinho

”Nuk jam aspak i befasuar me rezultatin e ndeshjes”, shkroi një përdorues i rrjetit social.

”Unë mezi pres gjithnjë për ndeshjet e radhës, por së fundmi, Mourinho e ka bërë katastrofale ta shikojmë skuadrën tani”.

”Diçka duhet të ndryshojë. Është koha që Mourinho të largohet”.

Valencia është par ta ketë pëlqyer këtë postim, dhe tani është detyruar të kërkojë falje pas këtij ”incidenti”.

”Dje, unë e pëlqeva një postim pa e lexuar tekstin duke u bazuar në fotografinë. Këto nuk janë pikëpamjet e mia”.

”Dhe unë kërkoj falje për këtë. E mbështes plotësisht trajnerin dhe bashkëlojtarët e mi”.

”Jemi duke dhënë maksimumin që t’i përmirësojmë rezultatet”, shkroi Valencia./IndeksOnline/