18:56 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Treni bllokohet nga bora për 10 orë, udhëtarët bëjnë festë (Video)

Stuhia Emma ka shkaktuar kërdi në të gjithë Britaninë duke i lënë njerëzit të bllokuar për orë të tëra në autostrada dhe trena.

Por këta të rinj duket se kanë bërë më të mirën nga një situatë e keqe pasi u mbërthyen në një tren për më shumë se 10 orë.

Nicky Marcelin-Horne, nga Bournemouth, ishte me kolegët e saj të punës Ralph Barrett dhe Steven Davies në trenin 5:30 nga London Waterloo në Poole kur treni i tyre u bllokua në dëborë. Por, në vend që të ankohen pasi mbeten të mbërthyer, grupi vendosi të bëjë miq me udhëtarët e tjerë në tren dhe të përpiqet të shikojë në anën e ndritshme./Indeksonline/