17:50 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Trump dhe kryeministrja britanike “tifozë” të Kroacisë (Foto)

Kroacia sonte zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Anglisë.

Në këtë ndeshje nuk do të jetë prezentë presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic e cila po qëndron në Bruksel për takimin e Natos, shkruan indeksonline.

Megjithatë, ajo ka qëndruar aktive në përkrahje të Kombëtares dhe e ka shfrytëzuar takimin për tu dhuruar fanella pjesëmarrësve atje.

Ajo i ka dhënë fanellën me numrin nëntë presidentit të SHBA-së, Donalt Trump dhe kryeministres britanike, Theresa May.

Të dy janë parë të buzëqeshur derisa kanë pranuar dhuratat nga Kolinda.

Kujtojmë se fituesi i ndeshjes së sotme në finale do të luaj kundër Francës që mbrëmë mposhti Belgjikën. /IndeksOnline/