20:51 / E Premte, 04 Maj 2018 / indeksADMonline

U raportua se nuk posedon licencë me kompaninë SHELL – Sqaron Al Petrol

Kompania Al Petrol sh.p.k LLC përgënjeshtron lajmet në disa portale të cilat gjatë ditës kanë thënë se Kompania e tyre nuk posedon kontratë/licencë me kompaninë SHELL dhe se sipas tyre paska filluar operimin pa licencë.

Sqarimi i plotë:

Ju bëjmë me dije se Al Petrol, ka nënshkruar kontratë me kompaninë Shell me 23 janar 2018 dhe po punon intensivisht në zbatim të kësaj kontrate.

Shpresojmë se ky sqarim mjafton për të hedhur poshtë lajmet e pavërteta të disa mediave online, të cilat të dirigjuara nga ata që nuk duan të shohin zhvillimin e kompanive kosovare me brende ndërkombëtare.

Për më shumë shikoni dokumentin zyrtar nga SHELL.