12:32 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

UEFA Champions/ Nëse Drita kalon raundin preliminar, e pret “ferri” ndaj kampionit suedez (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka hedhur shortin për raundin e parë kualifikues në Champions League.

Në këtë short është mësuar edhe kundërshtari i mundshëm i kampionit të Superligës së Kosovës, Drita, raporton IndeksOnline.

Nëse skuadra kosovare kalon raundin preliminar, në raundin kualifikues do të takohet me kampionin e Suedisë, Malmo.

Por, para se të mbërrij te kundërshtari suedez, Drita duhet ta fitojë gjysmëfinalen ndaj ekipit Santa Coloma si dhe finalen e raundit preliminar.

Kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes La Fiorita dhe Lincoln.

Në anën tjetër, dy klubet tjera shqiptare si Kukësi dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët në këtë raund. Shkëndija e Tetovës luan ndaj The New Saints FC, kurse Kukësi ndaj Valletta FC./IndeksOnline/