14:36 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

VAR edhe në Champions, ja nga cila fazë do të përdoret

UEFA synon që të fusë në përdorin edhe VAR-in, që nga faza çerekfinale e Ligës së Kampioneve, pasi rezultoi e suksesshme në përdorimin në Kupën e Botës në Rusi. Bordi drejtues i UEFA-s ka dashur që ta fusë teknologjinë në rishikimin e rasteve vendimtare gjatë ndeshjeve.

Ndërkohë, Komiteti i Garave, pritet ta rekomandojë përdorimin e VAR-it në Champions, javën e ardhshme në Monako, ndërkohë që vendimi përfundimtar pritet të merret në fundin e gushtit. Problem mbetet fuqia e madhe punëtore, e cila nevojitet për të vëzhguar tetë ndeshje që zhvillohen në të njëjtën kohë në fazën e grupeve. Për më tepër, disa stadiume nuk i mbushin as kriteret që kanë pajisjen e nevojshme për këtë teknologji. Për këtë arsye, UEFA pritet që ta fusë në përdorim teknologjinë që nga faza çerekfinale.

Temat: