Skuadra e Malmos mbërrin në Kosovë (Foto)
Skuadra e njohur europiane, FC Malmo sapo ka mbërritur në Kosovë.
Faqja zyrtare e klubit suedez ka publikuar një foto ku shihen stafi dhe futbollistët në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan IndeksOnline.
Klubi nga Suedia do të luajë nesër ndeshjen e rëndësishme për kualifikimet në Champions League ndaj Dritës.
Kampioni i Kosovës takohet nesër nga ora 20 e 45 në stadiumin “Adem Jashari” Mitrovicë./IndeksOnline/
Framme på flygplatsen. pic.twitter.com/GgGtnNd0QF
— Malmö FF (@Malmo_FF) July 9, 2018