22:35 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Unitedi siguron pozitën e dytë, ndahet në “paqe” me West Hamin

Skuadra e Manchester Unitedit ka siguruar pozitën e dytë në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” barazuan pa gola 0 me 0 ndaj West Hamit, në stadiumin e këtyre të fundit, shkruan IndeksOnline.

Dy skuadrat patën rastet për shënim, por që të dyja dështuan të shënonin ndonjë gol.

Me nga një pikë, dy klubet janë të kënaqura, Unitedi siguron pozitën e dytë me 78 pikë, kurse “The Hammers” mbetët në pozitën e 15’të me 39 pikë./IndeksOnline/