15:09 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Urimi plot dashni i bashkëshortes në ditëlindjen e ministrit Bajrami (Foto)

Sot ka ditëlindjen Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Në ditëlindjen e 36-të të tij, s’kishte si të mungonte urimi i bashkëshortes së tij, Arbenitës.

Ajo në llogarinë Facebook ka shkruar një status ku ka shprehur dashuri dhe mirënjohje për bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se është njeriu më i rëndësishëm për të dhe katër fëmijët e tyre, shkruan Indeksonline.

Ky është urimi i plotë i saj:

Gjatë gjithë këtyre viteve bashkë je treguar bashkëshort e baba i mrekullueshëm. Sot në ditëlindjen tënde dua të ta kujtoj se je njeriu më i rëndësishëm për mua dhe katër engjujt tanë.
Faleminderit që je gjithmonë pranë nesh.
Edhe 100 të tjera bashkë me ne!
Të duam ne të pestit!