22:19 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vetaksidentohet në Kamenicë, humbë jetën 50 vjeçari

Një person ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në Topanicë të komunës së Kamenicës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Indeksonline se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë një 50 vjeçar ka humbur jetën në vetaksident.

“Po mund të ju konfirmoj se fatkeqësisht një person ka vdekë si pasojë e vetaksidentit. Nga mospërshtatja e shpejtësisë është përplasë me një objekt jashtë rruge. Bëhet fjalë për një person të vitit 68-sh, është shtetas i Kosovës, banor i komunës së Kamenicës”, ka bërë të ditur ai.

Njësitet policore janë duke qëndruar në vendin e ngjarjes./Indeksonline/