07:09 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Vizitë surprizë në Rusi e ministrit gjerman

Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier do të zhvillojë një vizitë të shkurtër në Rusi dhe më pas në Ukrainë më 13 dhe 14 maj.

“Altmaier pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij në lidhje me çështje të politikave energjetike dhe ekonomike”, njoftoi një burim qeveritar.

“Gazsjellësi shumë i përfolur ‘Nord Stream 2’, e ardhmja e Ukrainës si një korridor i gazit natyror dhe marrëdhëniet ekonomike Gjermani-Rusi do të jenë në qendër të këtyre diskutimeve”, shtoi ky burim.

Kjo vizitë e Altmaier synon gjithashtu të përgatisë rrugën për takimin e ardhshëm midis kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit rus, Vladimir Putin në soçi më 18 maj.