18:42 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Arrin në Kosovë ministri i jashtëm gjerman (Foto)

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë sapo ka arritur ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, raporton Indeksonline.

Një delegacion nga ekzekutivi kosovar ka dalë për ta pritur kryediplomatin gjerman i cili tani është nisur për Prishtinë ku pas pak takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj./Indeksonline/