08:32 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ja kush i bëri konak mbrëmë ministrit të jashtëm gjerman (Foto)

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel po qëndron  për vizitë në Kosovë, ku është pritur nga krerët e shtetit.

Pas përfundimit të takimeve që pati dje, ai në mbrëmje ishte mysafir i zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se me ministrin gjerman biseduan për demarkacionin, vizat dhe veriun.

“Kënaqësi të kam sonte për darkë, në shtëpinë time, ministrin e punëve të Jashtëm të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj. Temat e diskutimit ishin mes tjerash Shtetndërtimi i Kosovës, perspektiva Euro-Atlantike, Liberalizimi i vizave, veriu i Kosovës si dhe çështja e demarkacionit të cilën kërkojnë të zgjidhim sa më parë”, ka shkruar Pacolli. /Indeksonline/