08:42 / E Martë, 13 Shkurt 2018

“Vjedhje e rëndë” në një kafiteri, Policia e Kosovës në aksion

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve në Kamenicë Kamenice, kanë dalë në vendin e ngjarjes për një rast “vjedhje e rëndë” në një kafiteri në Kamenice.

Në bazë të dëshmive të gjetura në vendin e ngjarjes hetuesit policor kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë të dyshuarin R.Q.(1995) Shqiptar shtetas i Kosovës  i cili besohet se gjate orëve të mbrëmjes ka kryer se paku tri vjedhje, në tri lokacione të ndryshme si në Kafiteri dhe barnatore, duke marrë gjësende të ndryshme, barna,  dhe të holla rreth 130€.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të tije janë kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.  Sendet  e vjedhura të gjetura në shtëpinë e të dyshuarit i kthehen pronarëve legjitim , kurse ndaj te dyshuarit lëshohet vendimi për ndalim 48 orë. Rastet janë duke u hetuar veç e veç.

 

 

Temat: