17:02 / E Mërkurë, 14 Mars 2018

Voca për mediat zvicerane: Dua të luaj për vendin tim

Talenti Luzernit, Idriz Voca është jashtëzakonisht i kënaqur që ka zgjedhur që ta përfaqësoj Kosovën në garat ndërkombëtare, shkruan indeksonline.

Ai në një intervistë për gazetën e famshme zvicerane, Blick, ka thënë se është një ëndërr që të luaj për Kosovën.

“Dua të luaj për vendin tim në shtëpinë time. Kjo është një çështje e zemrës. Është një ëndërr e vërtetë”, shpjegon Voca.

“Mundësia që unë mund të mbizotërojë në Kosovë është më e madhe. Në Zvicër, ka shumë lojtarë të rinj dhe të talentuar që duhet të mbështetën”.

“Unë jam një shqiptar i Kosovës. Kjo është arsyeja pse isha i qartë në zgjedhjen time”.

Ai gjithashtu ka thënë se në një kohë kishte menduar të tërhiqet nga futbolli për shkak të një lëndimi që pësoi.

“Kur isha në U15, desha të lë futbollin. Kam pasur një lëndim”, përfundoi Voca. /IndeksOnline/