09:00 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Voca i mbetet besnik Kosovës, do të jetë në listën e Challandes-it për ndeshjet miqësore (Foto)

Kombëtarja e Zvicrës në grupmoshat U21, ia bëri ftesën lojtarit kosovar, Idriz Voca për takimet kundër Maltës dhe Italisë, por ky i fundit ka refuzuar ta veshë fanellën “helvetike”.

Këtë lajm e ka konfirmuar Rafet Prekazi, trajneri i Kosovës në grupmoshat U21, shkruan IndeksOnline.

“Ai do të jetë pjesë e Kosovës dhe do të luaj për Kombëtaren A”, ka thënë Prekazi për IndeksOnline.

Kombëtarja e Kosovës do të luaj dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji. Me 24 mars kundër Madagaskarit dhe më 27 mars kundër Burkina Fasos./IndeksOnline/