16:33 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Wilder e quan gënjeshtarë Anthony Joshua

Boksieri i njohur Deontay Wilder për kamerat e ‘TMZ Sport’ ka thënë se është lodhur duke negociuar me kampin e Anthony Joshua për të arritur marrëveshje për zhvillimin e super ndeshjes në boks.

Ai e quan edhe gënjeshtarë Joshuan, transmeton Indeksonline.

Ëilder dhe Joshua janë dy emrat më të mëdhenj të boksit për momentin. Joshua dhe promotori i tij Eddie Hearn i kanë thënë ‘TMZ’ kohë më parë që ndeshja do të ndodhë. Por tani Wilder i mohon këto fjalë duke thënë se Joshua nuk dëshiron të luftojë.

“Ata kanë gënjyer për aq shumë gjëra, është çmenduri. Çdo kush e di se kush u mundua të realizojë ndeshjen. Një njeri me shikim të humbur do të mund ta shihte situatën, dhe ne kemi mbaruar me këtë” tha Wilder.

Deontay në nëntor do të ndeshet me boksierin e famshëm Tayson Fury në Las Vegas. /Indeksonline/

 

 

 

Temat: