08:20 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Wilder – Fury: Meçi i shumëpritur konfirmohet për këtë datë

Meçi ndërmjet kampionit të botës në peshat e rënda, WBC, Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të mbahet të shtunën, më 1 dhjetor.

Kontratat për vendin ku do të zhvillohet meçi janë nënshkruar, teksa raportohet se do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amerikani, Wilder, 32-vjeçar, dhe britaniku, Fury, 30-vjeçar, janë pajtuar për një meç në gusht të këtij viti, transmeton IndeksOnline.

”Dy më të mirët e peshave të rënda përballen me njëri-tjetrin, duke u dhënë njerëzve atë që duan”, shkroi Wilder në rrjetet sociale.

Turi promocional për këtë meç do të fillojë më 1 tetor në Londër dhe do të vazhdojë në Nju Jork dhe Los Anxhelos.

Vlen të përmendet se britaniku, Anthony Joshua mbrëmë mposhti Alexander Povetkin me nokaut pas shtatë raundeve./IndeksOnline/