75 Mall Live Search
11:06 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Boksieri kosovar që la ”pa ndjenja” serbin pas gjashtë raundeve

Boksierët shqiptar po shijojnë suksese në karrierën e tyre në mbarë botën.

Prej tyre vlen të lakohet edhe emri i Shqipjon Hotit, me prejardhje nga Kosova.

Shqipjoni jeton në Zvicër, megjithatë prejardhja e tij është nga fshati Ratkoc, i Rahovecit, transmeton IndeksOnline.

Në fundjavë, boksieri kosovar u përballë me serbin, Milosh Jankovic.

21-vjeçari ia doli ta mposhtë Jankovicin pas vetëm gjashtë raundeve.

Deri më tani, Hoti ka zhvilluar tri duele, ku të gjitha i ka fitore./IndeksOnline/