17:45 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

I ”flaktë” për revansh me Mayweather

Saul ”Canelo” Alvarez ende mbanë shpresa për një revansh me Floyd Mayweather.

Meksikani ishte mposhtur nga legjenda e ringut pesë vite më parë – por, e dëshiron edhe një tjetër duel.

”Canelo” përballet me britanikun, Rocky Fielding në Nju Jork të shtunën, derisa Mayweather u pensionua pas fitores ndaj Conor McGregor vitin e kaluar, transmeton IndeksOnline.

Amerikani, megjithatë, do të përballet me kiks-bokserin japonez, Tenshin Nasukawa në natën e Vitit të Ri në një duel prej tre raundesh.

”E vërteta është, se nuk ka asgjë për të thënë rreth tij”.

”Po, pa dyshim, e dua një revansh me të, do të ishte gjë e mirë për boksin”, tha ”Canelo” për TMZ./IndeksOnline/