14:59 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

WV Golf i ri, më i lehtë dhe me dizajn shumë më ndryshe

Golf është një nga modelet më të rëndësishme të Volkswagen dhe tani kanë filluar të dalin lajme rreth gjeneratës së ardhshme të këtij modeli që do të lansohet në 2019.

Sipas Auto Motor und Sport, Golf i ardhshëm do të ketë një dizajn të guximshëm me përmasa më të ndryshuara. Makina gjithashtu parashikohet të ketë fenerë më të veçantë dhe aerodinamikë të përmirësuar, për të ndihmuar në rritjen e efikasitetit të karburantit.

Sa i përket kësaj të fundit, Golf do të shkojë në një version të përditësuar të platformës MQB dhe kjo pritet të mundësoj që modeli të peshojë rreth 50 kg më pak se paraardhësi i tij, shkruan IndeksOnline.

Përveç zvogëlimit të peshës, Golf pritet të ketë një familje të re motorike – 5A 211 Evo – që premton një performancë më të mirë dhe një konsum të ulët të karburantit, falë një turbocharger me një gjemoetri të ndryshueshme dhe përdorimin e ciklit të djegies Miller.

Sa i përket specifikave është ende herët të flitet, por raporti sugjeron se mund të presim variacione të buta hibride, motorë me naftë të pastër dhe modele të benzinës me filtra grimcash.

Gjithashtu modeli i ri pritet të ketë teknologji të lartë me sistem të përmirësuar infotainment si dhe një shumëllojshmëri të tiparave të asistencës së shoferit. /IndeksOnline/