15:12 / E Enjte, 07 Qershor 2018 / indeksADMonline

Xhabir Zharku po vjen në Kosovë (Foto)

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut shumë shpejt mund të vjen në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Nasim Haradinaj, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haradinaj në një postim në Facebook në foton e publikuar së bashku me Zharkun, ka shkruar |po vijmë në Kosovë, po vijmë”.

“Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

Zharku par adisa vitesh ka ikur nga Kosova, pasi ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

I njëjti tash mund të kthehet pasi ka kaluar koha e parashkrimit të lëndës.