22:39 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Xhensila mbush 25 vite, Besit t`i marrë lakmi secili mashkull (Foto)

Xhensila Myrtezaj ka mbushur plot 25 vite.

Këngëtarja bukuroshe ka shkëlqyer këtë mbrëmje dhe sigurisht prapa lumturisë së saj gjenden njerëzit më të afërt të vet Xhensilës.

Është burri i bukuroshes, Besi ai që ia ka mundësuar një ditëlindje si në përralla, shkruan Indeksonline.

Një dhomë përplot me lule dhe ballona, si dhe një darkë me familjen, janë dhuratat e Xhensilës për sonte.

Se po kënaqen me jetën bashkëshortore, ata nuk hezitojnë të tregojnë këtë edhe në rrjetet sociale.

Teksa shfaqen duke kërcyer, Besi ia puth barkun Xhensilës, ku edhe po mban vajzën e tyre që do të vijë në jetë shumë shpejtë, shkruan Indeksonline.

E këngëtarja s`ka si mos të ndjehet e bekuar kur pranë ka edhe nënën e saj.

“Kjo jeta këtu na ka dhënë jetë ne të dyjave”, thotë Xhensila në videon ku shihet me nënën dhe motrën e saj./Indeksonline/