18:18 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Një portal publikon lajmin që Besi e Xhensila janë në gjendje të rëndë pas aksidentit, reagon aktori

Aktori shqiptar, Bes Kallaku është shprehur i indinjuar me lajmet që janë përhapur sot në rrjete sociale.

Ai ka reaguar përmes një statusi ku është shprehur të jetë i shqetësuar mbi titujt dhe përmbajtjen e lajmit pas aksidentit, në të cilin ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Xhensila, shkruan Indeksonline.


Aktori ka shkruar se ai dhe Xhensila janë në gjendje të mirë, ndërsa ka kritikuar mediat që abuzojnë me të tilla fatkeqësi, duke e bërë këtë vetëm për klikime.

Ky është statusi i tij i plotë:

Gjithcka ka nje limit, deri ktu jo, nuk mund te kuptohet dhe as te pranohet nje lajm apo nje titull i tille per disa klikime me shume. Turp dhe injorance e madhe te abuzosh ne kte menyre. Lavdi Zotit jemi mire vete, por po na le zemra Ijen, mamane, prindrit e familjaret duke lexu keto idiotsira qe perhapen pa filtra.