17:12 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ylli i klubit madrilen pensionohet për gjashtë muajt e ardhshëm

Jan Oblak nuk do të luajë për Slloveninë për gjashtë muajt e ardhshëm pasi e ka pyetur Federatën sllovene për pushim për t’u rehabilituar nga lëndimi.

Federata e Futbollit të Sllovenisë ka njoftuar se ka marrë këtë kërkesë nga portieri i Atletico Madridit.

Sipas një njoftimi të lansuar nga Federata, Oblak është takuar me Radenko Mijatovic dhe e ka pyetur atë ta lirojë për gjashtë muajt e ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Federata e ka pranuar kërkesën e portierit të Atletico Madridit duke e liruar atë nga ky obligim.

Oblak ka pësuar lëndim në shpatull dy sezone më parë dhe ka munguar në 15 ndeshje.

Edhe sezonine kaluar ai e pësoi të njejtin lëndim, teksa së fundmi pësoi lëndim muskulor./IndeksOnline/