”Çfarë tjetër duhet të bëj që ta fitoj Topin e Artë” – pyet Griezmann
Antoine Griezmann është krenar që ka qenë në podiumin për ”Topin e Artë”, por është shprehur i befasuar që nuk është shpallur fitues.
Griezmann e ka fituar Europa Leaguen dhe Kampionatin Botëror këtë vit, me Atletico Madridin, respektivisht Kombëtaren franceze.
Por, ai përfundoi në vendin e dytë në votimet për ”Topin e Artë”, me Cristiano Ronaldon në vendin e dytë, derisa Luka Modric u bë kroati i parë që e fiton këtë çmim, transmeton IndeksOnline.
”Nuk do të ishte gjë e mirë të qëndroni me mua në shtëpi në dy ditët e para pasi kuptova se nuk do të isha fitues i këtij çmimi”, tha Griezmann duke u tallur.
”Jo, është krenari e madhe që të jem në podium, të jem kampion bote”.
”Por, e kam fituar Europa Leaguen, Kampionatin Botëror, çfarë tjetër duhet të bëj të jem në vendin e Luka Modric në të ardhmen? Nuk e di”./IndeksOnline/