21:09 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Statistikat mbresëlënëse të Griezmann kundër Monacos në ”Wanda Metropolitano”

Atletico Madridi regjistroi fitore të rëndësishme sonte kundër Monacos në ”Wanda Metropolitano”.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll mposhti djelmoshat e Thierry Henryt me rezultat solid, 2-0.

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann shkëlqeu në këtë ndeshje duke qenë krucial për skuadrën e tij, transmeton IndeksOnline.

Ish-anëtari i Real Sociedadit shënoi një gol dhe ”asistoi” te autogoli i Badiashiles.

Përveç kësaj, Griezmann bëri edhe 50 pasime (82% të sakta), lansoi dy goditje, krijoi dy raste, dribloi dy herë, dhe ndihmoi fazën defanzive me dy ndërhyrje.

Padyshim. Griezmann është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë – dhe këtë ai e ka dëshmuar edhe në Botërorin e fundit, ku triumfoi me Francën./IndeksOnline/