20:50 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Atletico mposhtë Monacon dhe rikthen vendin e parë në grupin A

Atletico Madridi e ka vulosur tashmë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Champions League.

Skuadra e Diego Simeones ka arritur që ta mposhtë sonte Monacon në ndeshjen e zhvilluar në ”Wanda Metropolitano” me rezultat, 2-0.

Autogoli i Benoit Badiashile (‘2) dhe goli i bukur i Antoine Griezmann ia kanë dhuruar tri pikët e radhës Atleticos në grupin A, transmeton IndeksOnline.

Monaco kishte rastin ta ngushtonte epërsinë në minutën e 83-të, por Radamel Falcao e humbi penalltinë.

Kështu, si Atletico ashtu edhe Dortmundi e kanë siguruar kualifikimin tutje në këtë kompeticion. Sonte, Dortmundi takohet me Club Brugge në Gjermani, ku do ta kërkojë rikthimin në vendin e parë në grup.

Ndeshje tjetër që u zhvillua sot me orarin e ri është ndërmjet Lokomotiv Moskës dhe Galatasarayt, ku rusët triumfuan me rezultat, 2-0./IndeksOnline/