19:54 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Spiunohet interieri i Audi A6 2019

Audi i ri A6 2019 ka gjasa të ketë teknologjinë më të lartë nga të gjitha makinat familjare aktualisht në dispozicion.

Fotografët spiunë kanë arritur të kapin brendësinë e Audi A6 Avant, dhe siç pritej, është shumë identik me A7 Sportback të ri.

Ekranet me prekje zënë vend të konsiderueshëm ashtu si në A7, poashtu edhe ekrani kryesues, sistemi audio, teknologjia e kontrollit të zërit, paketa e ndriçimit të ambientit, tapiceri lëkurë Valcona dhe asistenca e shoferit Audi AI.

Poashtu, A6 i ri pritet të ketë teknologjinë autonome Nivel 3, që do të thotë se makina është në gjendje të manovrojë brenda dhe jashtë parkingjeve dhe garazheve, ashtu si A7 e re.

Pronarët e rinjë të A6 do të kenë mundësinë e zgjedhjes midis motorëve 4 dhe 6 cilindrësh, mes të cilëve edhe njësia 3.0 litërsh TFSI V6 që ka 340 PS.

Nëse zgjedhni për benzinë, naftë ose elektrik, A6 e re ofron formacion të stileve të ndryshme si: Sedan, Estate (Avant) , Allroad / S6, RS6. /IndeksOnline/