10:29 / E Shtunë, 24 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Zv/ministri Zeka, partive politike: Lëreni inatet, miratojeni demarkacionin!

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka dhënë një mendim për zhvillimet aktuale që po ndodhin në Kosovë.

Zeka përmes një shkrimi ka theksuar se demarkacioni me Malin e Zi në afat sa më të shkurtë duhet të ratifikohet. Sipas tij, kjjo çështje hap rrugën e qytetarëve drejt BE-së, transmeton Indeksonline.

“Ditët po ikin  dhe qytetarët  po presin se çfarë  po bëjnë   udhëheqësit e tyre. Demarkacioni është  bërë  sikur thembra e Akilit për institucionet e Kosovës. Prandaj në  këto momente kur  qytetarët kanë  nevojë dhe është  interes shtetëror që  të  lëvizin lirshëm  në  zonën  shengen  institucionet e Kosovës duhet në  afat sa më  të  shkurtë  të  mbyllin këtë  çështje tejet të  zgjatur. Miratimi I demarkacionit   përveç aspektit  të  rregullimit të  kufijve  hap edhe rrugë   për dalje nga kjo geto  jo me   vullnetin e qytetarëve të  Kosovës. Duhet të  lihen inatet politike dhe partiake dhe të  mbizotëroj arsyeja  dhe të  mbyllet  historia e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë Zeka.

Ai shtoi se përgjegjësinë për këtë e ka çdo deputet dhe po ashtu lider politik.

“Duhet të  kalohet për mbi egot personale  dhe të  punohet për interes shtetëror. Askush nuk mund ti ik përgjegjësisë  politike, morale  e institucionale. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë   këtë   zvarritje”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin është shtyrë për të mërkurën e javën së ardhshme./Indeksonline/