22:43 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Alisson e vesh fanellën e “The Reds” (Foto)

Alisson Becker është futbollisti më i ri i Liverpoolit.

Portieri brazilian sot ka kryer testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën me gjigantin anglez, shkruan IndeksOnline.

Lajmin për transferimin e Alissonit në “Anfield” e ka konfirmuar edhe klubi italian, AS Roma.

25-vjeçari ishte pjesë  e Romës që nga viti 2016. Ai bëri afro 40 paraqitje.

Kujtojmë që Liverpooli do të paguaj plotë 75 milionë euro për brazilianin./IndeksOnline/