13:54 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Milani konfirmon transferimin e yllit të Chelseat (Foto)

Milani e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit francez, Tiemoue Bakayoko nga Chelsea.

23-vjeçari i bashkohet klubit në një marrëveshje huazimi për një sezon me opsionin e blerjes në baza permanente.

Karriera e Bakayokos filloi në atdheun e tij, Francë me Rennes para se të kalonte te Monaco dhe Chelsea, transmeton IndeksOnline.

Bakayoko ka fituar dy tituj madhor në karrierën e tij – titullin e Ligue 1 me Monacon në vitin 2017 dhe FA Cup me Chelsea sezonin e kaluar.

Francezi do të prezantohet para gazetarëve në një konferencë për shtyp të premten, më 17 gusht, në ”Casa Milan”./IndeksOnline/