20:44 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Patrick Cutrone konfirmon të ardhmen

Sulmuesi i Milan, Patrik Cutrone, ka zgjatur kontratën e tij sot deri në vitin 2023, njoftoi gjiganti italian i futbollit.

Futbollisti i talentuar do të ketë një pagë vjetore prej mbi një milion euro, dhe nuk do të ketë klauzolë shpengimi në kontratë.

20-vjeçari deri më tani ka luajtur 52 ndeshje dhe ka shënuar 21 gola.

Së fundmi, Cutrone shkëlqeu edhe në ndeshjet e Europa Leagues me ”Rossonerët”.

Përndryshe, Cutrone konsiderohet si e ardhmja e sulmit të Milanit dhe Italisë./IndeksOnline/

Temat: