18:18 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dy yjet e Milanit, ndër të nominuarit për çmimin, ”Kopa”

Tre të rinjët e Serie A-s janë nominuar për trofeun, ”Kopa”, përfshirë Gigio Donnarumma dhe Patrick Cutrone.

Çmimi në fjalë i shtohet ”Topit të Artë” për këtë sezon, dhe jepet për lojtarin më të mirë U-21 në botë.

I lansuar nga France Football, ky çmim do të vendoset nga paneli prej 33 anëtarëve, përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, transmeton IndeksOnline.

Sot, magazina në fjalë ka njoftuar për të nominuarit, ku prej tyre janë dy italianë – Cutrone dhe Donnarumma, të cilët luajnë për Milanin.

Anësori i Romës, Justin Kluivert gjithashtu është i nominuar në listën prej 10 lojtarëve.

Të nominuarit:

Houssem Aouar [Lyon], Trent Alexander-Arnold [Liverpool], Patrick Cutrone [Milan], Ritsu Doan [FC Groningen], Gianluigi Donnarumma [Milan], Amadou Haidara [RB Salzburg], Patrick Kluivert [Roma], Kylian Mbappé [Paris Saint-Germain], Christian Pulisic [Borussia Dortmund], Rodrygo [Santos]./IndeksOnline/