15:02 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zyrtare: Rashica i shpëton të ftohtit, anulohet ndeshja (Foto)

Ndeshja mes Sparta Roterdam dhe Vitesses është shtyrë për një ditë tjetër. Krejt kjo për shkak të reshjeve të borës, shkruan IndeksOnline.

Ashtu siç raportoi IndeksOnline më herët, futbollisti kosovar Milot Rashica i “shpëton” të ftohtit pasi kjo ndeshje u anulua për shkak të borës.

“Për fat të keq asnjë lojë sot. Data e re do të vijë shumë shpejtë dhe biletat mbetën të vlefshme. Tani kryesorja është të kthehemi në shtëpi sigurtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Takimi ishte i paraparë të zhvillohet nga ora 14 e 30, por pastaj u shty për një orë (15 e 30), megjithatë tani u morrë vendimi për anulimin.

Përvec kësaj ndeshjeje, në rrëzik për t’u shtyrë janë edhe Utrecht – Feyenoord dhe derbi Ajax – PSV./IndeksOnline/