18:15 / E Shtunë, 18 Janar 2020

​​Dita e barazimeve në Premierligë

Në Premierligën angleze sot janë zhvilluar shtatë takime.

Nga shtatë ndeshjet e zhvilluar, pesë kanë përfunduar me barazime.

Arsenali ka barazuar me rezultat 1 – 1 ndaj Sheffield Unitedit, me të njëjtin rezultat kanë barazuar edhe Brighton Albion – Aston Villa dhe West Ham United – Everton,  kurse Watford dhe Tottenham Hotspur kanë barazuar pa gola.

Me barazim e ka përfunduar takimin edhe Manchester City ndaj Crystal Palace (2-2). Manchester City tani mbetet 13 pikë prapa Liverpoolit, por që Liverpool ka dy takime më pak të zhvilluara.

Fitore kanë shënuar Norwich City – AFC Bournemouth (1 – 0) dhe Southampton – Wolverhampton Wanderers (2 – 3).