08:09 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017

​ Po vije dimri.. Ja si është veshur Rita Ora, vetëm fundi i saj kushton afër 2000 dollar (Foto)

Rita Ora është model për guximin që ka sa i përket modës dhe të dukurit e bukur në çdo veshje që ajo vesh.

Natën që lamë pas ajo është shfaqur në traditën e ndezjes së dritave të Krishtlindjeve në rrugën “Oxfrod”, transmeton Indeksonline.

 

Këngëtarja 26 vjeçare kishte veshur një fund të gjatë dhe një xhemper të trashë nga leshi si i tipit të thurur nga gjyshja , kurse flokët i kishte kapur dhe grimin e kishte rënduar.

 

Rita edhe në këtë paraqitje dukej shumë e bukur por ajo që u komentua më shumë është fundi i brendit “Temperley” i cili kushton hiq më pak se 1895 dollar./Indeksonline/