17:30 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020

​ Politikani suedez filmohet duke konsumuar drogë-Video

Një veprim i një politikani ka tronditur së fundmi Suedinë. mediat vendase kanë publikuar një video ku shihet politikani duke konsumuar drogë.

Sipas mediave të huaja Darko Mamkoviç, akuzohet për shpërdorim detyre dhe për  konsumim të kokainës. Në videon e publikuar Mamkoviç shihet duke qëndruar ulur në divan dhe kapet në dy momente duke thithur pluhurin e bardhë që pretendohet se është kokainë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë politikani, i cili ka thënë se gjithçka ka ndodhur teksa ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Ka qenë një gabim që e kam bërë kur isha nën ndikim të alkoolit në një festë, personi që më ka dhënë këtë substancën ka kërkuar në këmbim një materialit komprometues për të më shantazhuar”, ka deklaruar politikani Mamkoviç.

https://www.expressen.se/tv/nyheter/se-filmen-dar-sd-toppen-tar-kokain/