08:10 / E Hënë, 12 Gusht 2019

​ Vazhdon vapa afrikane sot dhe nesër, e mërkura më e freskët

Vala e të nxehtit e ardhur nga Afrika Veriore që është shtrirë edhe mbi rajonin tonë, pritet të vazhdojë deri të martën.

Më pas një turbullirë nga Atlantiku pritet të depërtojë mbi vendin tonë nga Italia, që të mërkurën, do të sjellë kushte për reshje lokale shiu me bubullima, e masa më të freskëta ajrore nga veriu i kontinentit do të shtrihen mbi rajonin, që pritet të zbresin temperaturat përreth vlerave normale, sipas “Prishtina Weather”

12.08 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe me diell

13.08 – Shumë nxehtë, kryesisht kthjellët dhe me diell.

14.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite vransirat do të shtohen, e priten edhe reshje lokale shiu me bubullima.

15.08-16.08 – Më freskët, të enjten vransira dhe intervale me diell. Vende-vende pasdite mundësi për riga lokale shiu. Të premten kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat minimale në fillim të javës do të luhaten nga 17 C deri në 19 C, e më pas do të zbresin edhe deri në 14 C, ndërsa maksimalet në fillim të javës do të vazhdojnë të rriten në 35 C deri 36 C, e vende-vende edhe deri në 37 C, ndërsa të enjten, do të zbresin deri në 25 C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-9m/s.

Shtypja atmosferike do të zbres përreth vlerave normale.