22:34 / E Hënë, 26 Shtator 2022 / GF

​29 të vdekur nga kolera në Siri

Siria njoftoi sot se 29 persona vdiqën nga kolera, ndërsa Kombet e Bashkuara theksuan se epidemia më e rëndë e kësaj sëmundjeje në vend në vitet e fundit është duke u zhvilluar.

Testet kanë konfirmuar 338 raste të kolerës që kur i pari u regjistrua muajin e kaluar, me numrin më të madh të vdekjeve në provincën Aleppo, tha ministria siriane në një deklaratë.

Vetëm në Alepo janë regjistruar 230 raste dhe 25 persona kanë vdekur.

OKB-ja thekson se epidemia besohet të ketë filluar kur të mbjellat ujiteshin me ujë të kontaminuar dhe njerëzit pinin gjithashtu ujë të kontaminuar nga Eufrati.

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit i OKB-së thotë se numri i rasteve të dyshuara është rritur në 2.092, duke shtuar se ka frikë se një numër i madh i rasteve mbeten të pa raportuara.

OKB-ja ka paralajmëruar se mund të ketë një numër të lartë të vdekjeve nga kolera në zonat me popullsi të dendur pranë kufirit me Turqinë, ku dhjetëra mijëra sirianë të zhvendosur jetojnë në kushte të rënda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka filluar dërgimin e dërgesave urgjente të ndihmës mjekësore dhe tabletave të klorit për të pastruar ujin.