16:29 / E Diele, 09 Gusht 2020

​61 raste të reja të infeksionit në Kroaci

Në 24 orët e fundit, 61 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në Kroaci nga 727 persona të testuar.

Aktualisht janë 586 raste aktive të sëmundjes, njoftoi sot Selia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Ndër rastet aktive, 121 pacientë janë në spital, nga të cilët tetë janë në një frymëmarrës. Nuk ka viktima sot.

Që nga 25 shkurt, kur është regjistruar rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë infektuar 5.604 persona, 157 prej të cilëve kanë vdekur, dhe 4.861 janë shëruar.

Aktualisht janë 2.008 persona në izolim. Deri më tani, janë testuar gjithsej 128.132 persona.