09:53 / E Martë, 27 Tetor 2020

​941 raste aktive me Covid-19, në Prishtinë

Është rritur, së fundmi në vend, numri i rasteve të reja me COVID-19. Vetëm gjatë 24-orëve të fundit. Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndësa janë shënuar 205 raste të reja me COVID-19.

Nga këto të dhëna rezulton se raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 332.

Ndërkaq, vetëm në Komunën e Prishtinës janë 941 raste aktive me COVID-19. Këto shifra janë publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti. E shkaku i COVIDIT- 19, sipas kësaj pasqyre vetëm në Komunën e Prishtinës kanë vdekur 83 persona, kurse janë shëruar 4 mijë e 851 të tjerë.

Hoti ka publikuar pasqyrën epidemiologjike me raste aktive të virusit COVID-19 nëpër komunat e Kosovë që nga 13 marsi e deri më 25 tetor.

E në total numri i rasteve pozitive që nga 13 marsi, në Prishtinë, janë shënuar 5 mijë e 875 raste me COVID-19

Pas Prishtinës, me më së shumti raste aktive është Komuna e Gjilanit. 220 raste aktive janë në Komunën e Gjilanit, ndërsa 60 raste janë atë të Ferizajt.