16:26 / E Enjte, 21 Maj 2020

​A guxojmë t’i ruajmë parfumet në banjë

Një studim i kohëve të fundit tregoi se 45 për qind e njerëzve mbajnë parfume ose losione pas rrobave në dhomë gjumi, 39 për qind e tyre në banjë dhe vetëm 16 për qind e bëjnë atë në mënyrë korrekte.

Eksperti i parfumeve të Mançesterit, Johnny Weber ka zbuluar se ku mund t’i ruani ato në mënyrë që të zgjasin më shumë dhe t’i mbani të freskëta.

Weber sugjeron mbajtjen e tyre në sirtarë ose dollapë. Është e rëndësishme që ato të jenë pothuajse në të njëjtën temperaturë, në mënyrë ideale midis 15 dhe 20 gradë.

Dritarja, banja dhe dhoma e gjumit janë vendet më të këqija për të ruajtur parfumet, dhe gjithashtu mund t’i mbani në frigorifer, ashtu si një shishe verë e mirë ose shampanjë.

Mos i humb